“Kupa na çon në Europë”, Fagu para Kukësit: E vlerësojmë kundërshtarin, kam lojtarët më të mirë të kampionatit

Në “Kukës Arena” ditën e nesërme në orën 15:00 do të përballen Kukësi dhe Tirana. Takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje mjaft delikate për të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren për të shkuar të sigurtë drejt finales së madhe. Madje si verilindorët ashtu edhe kryeqytetasit e shikojnë trofeun e Kupës si shpëtimin e këtij sezonit.

Në prag të kësaj përballje ka folur Erbin Fagu. Trajneri kryqytetas ka vlerësuar maksimalisht Kukësin . kam lojtarët më të mirë në kampionatin shqiptarë. Kupa një objektiv që na çon në Europë.

“Sigurisht që është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht, është një ndeshje gjysmëfinale e Kupës një trofe në lojë që ne do të bëjmë maksimumin por sidomos në ndeshjen e radhës që e kemi nesër. Skuadra e Kukësit sidomos me ardhjen e Devolli ka rritur agresivitetin në fushën e lojës, ka ndryshuar pak por ne gjithsesi i kemi idetë e qarta për ndeshjen e nesërme.

Momentalisht vetëm Meta është i dëmtuar dhe pjesa tjetër është e gatshme, mendoj qe e kemi grupin e plotë. Në këtë fazë që është Kupa apo kampinati nuk ka ndonjë ndikim, do të jetë shumë e fortë dhe do të luftohet nga të dyja skuadrat.

Jemi dy ndeshje larg finales nëse ne do të kalojmë, Kupa është një rrugë që të çon në Europë, por s’duhet të harrojmë as ndeshjet e kampionatit. Nuk mendoj që është një problem kemi pasur probleme psikologjike edhe për mungesë të rezultateve, nuk se kemi lojtarë të dobët në mbrojtje mund të themi që i kemi më të mirë në kampionatin shqiptar por mungesa e rezultateve ka sjellë pak ngarkesë psikologjke.

Nuk është problem të gjejmë kush është fajtori, ne bëjmë maksimumin çdo ditë në seacë stërvitore për të përmirësuar jo vetëm mbrojtjen por edhe mesfushën dhe sulmin. Ne po mundohemi të kapim “Final Four” për të arritur objektivat.

Nuk mund të them që Kupa është rrugë e shkurtër dhe kampionati është rrugë e gjatë pasi edhe në kampionat nuk është se jemi larg vendit të katërt, por sigurisht Kupa është një mundësi për të kapur Europën”, ka deklaruar timonieri i bardhebluve.


Shtuar 2.04.2024 16:54