Ditën e sotme u luajtën 7 sfidat e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Në sy ra eleminimi i Kukësit ku nuk arriti të përbysë rezultatin e vendosur nga Egnatia që ndeshjen e parë me shifrat 3-0. Veriorët fituan me rezultatin 1-0 por nuk mjaftoi për të prerë një biletë në fazën tjetër.
Nga ana tjetër Vllaznia luajti “ping pong” me Pogradecin duke i shënuar 6 gola. Për shkodranët ndeshja ishte mjaft e lehtë.
Ekipet që arritën të merrnin një biletë për në fazën tjetër janë Flamurtari, Egnatia, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia. Ndërkohë është duke u luajtur në shtesa ndeshja midis Skënderbeut dhe Bylisit ku rezultati aktual është 2-2.
Rezultatet e ndeshjeve:
Kastrioti 2-4 Flamurtari*
Kukësi 1-0 Egnatia*
Laçi* 1-1 Tomori Berat
Partizani* 2-0 Beslidhja
Teuta* 2-0 Korabi
Vllaznia* 6-1 Pogradeci/ h.ll/albeu.com