Kumbulla rikthehet në stërvitje, ja kur pritet të zbresë në fushë

Më në fund, ka dritë në fund të tunelit për Marash Kumbullën, ai u stërvit pasi la dëmtimin e pësuar. Qendërmbrojtësi kuqezi është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Kumbulla është parë në “Trigoria” ditën e mërkurë duke u stërvitur me skuadrën, por është ende shumë herët për ta parë në fushë.

Jose Mourinho ka emergjencë në repartin mbrojtës, por në rastin e Kumbullës nuk mund të nxitojnë, këputja e ligamenteve të gjurit është dëmtimi më i rëndë. Sipas mediave italiane është e pamundur që Kumbulla të zbres në fushë brenda 2023.

Me shumë mundësi, Kumbulla do të rikthehet në mesin e muajit janar, dhe për Mourinho-n mund të konsiderohet si një blerje e re. Ky është një lajm i shkëlqyer mbi të gjitha për Sylvinho-n i cili shpreson që të ketë qendërmbrojtësin kuqezi në kushtet perfekte gjatë aventurës në “Euro2024”./albeu.com


Shtuar 7.12.2023 12:27