Kumbulla e nis titullar ndaj Milanit

Marash Kumbulla është rikthyer titullar te Roma. Trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Jose Mourinho ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë lojtarin shqiptar në ndeshjen e orës 18.00 ndaj Milanit, takim ky që do të luhet në “Olimpico”.

Mbrojtësi kuqezi nuk ka luajtur shumë këtë edicion. Kumbulla ka dhënë kontributin e tij për Romën këtë sezon në 6 ndeshje, pa mundur dot të shënojë apo asistojë. Kujtojmë se lojtari u transferua te ky klub në vitin 2019, periudhë në të cilën erdhi nga Verona.

Fomacionet zyrtare:

ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibañez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini; Abraham, Belotti.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud.


Shtuar 29.04.2023 17:20