Kualifikueset e Botërorit, starton ndeshja Angli-Shqipëri

Ka startuar ndeshja mes Aglisë dhe Kombëtares Shqiptare.

Kjo është ndeshja e parë e kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët.

Ndërkohë në sulm rreshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford

Trajner: Tomas Tuhel

Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Uzuni

Trajner: Silvinjo


Shtuar 21.03.2025 20:56