Kualifikimi në Champions, flet Xavi: Ta tregojmë se jemi më të mirë se kundërshtari

Xavi ka një mesazh para ndeshjes që Barcelona luan në Champions League. Katalanasit e kanë finale kundër skuadrës së Benfica, pasi një fitore i jep kualifikimin.

Për mediat Xavi është shprehur: “Duhet ta tregojmë në fushë se jemi më të mirë. Nëse fitojmë, do kalojmë në raundin tjetër. Duhet të jemi pozitivë dhe të luajmë në sulm, për tre pikët, edhe pse ndeshjen e fundit kundër Benfica e kemi humbur 3-0”.

“Së pari faleminderit tifozëve për atmosferën e krijuar në derbi të shtunën, ishin të mrekullueshëm. Ishte atmosfera më e mirë që kam ndjerë në Camp Nou gjatë gjithë jetës sime. U kërkoj tifozëve të vijnë të në ndihmojnë”, tha Xavi mes të tjerash. /h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 22:55