Kryeqyteti është i kuq, Partizani mund Tiranën 2-0 në “Air Albania”

Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit numër 211-të, të vlefshëm për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e krijuar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll 2-0.

Golin e parë për të kuqtë e shënoi sulmuesi belg, Sekou Sidibe, i cili tundi rrjetën në minutën e 26-të. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Vusal Isgandarli, me azerin që shënoi në minutën e 37-të.

Kështu, Partizani shkon në kuotën e 33 pikëve në vend të 5-të, me vetëm 3 pikë larg Dinamos që ndodhet në “Final Four”. Në krahun tyletër me 21 pikë, Tirana renditet e 8-ta.


Shtuar 15.02.2026 19:15