Kroos mund të përfundojë karrierën e tij ose të qëndrojë në Real Madrid

E ardhmja e mesfushorit të Real Madridit , Toni Kroos mbetet e pasigurt.

Ballina e sotme e AS i kushtohet situatës me kontratën e gjermanit.

Kontrata aktuale e Kroos me Real Madrid skadon në qershor 2023 dhe klubi ende nuk ka arritur të pajtohet me mesfushorin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit.

Vetëm gjatë sezonit të ardhshëm Toni do të vendosë se çfarë të bëjë. Ai mund të qëndrojë në Real Madrid, të ndalojë së luajturi në nivelin më të lartë ose të përfundojë karrierën e tij futbollistike.

Mesfushori qendror 32-vjeçar bëri 44 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asistime. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2022 20:39