Derisa ka thashetheme për të ardhmen e Kylian Mbappes, mesfushori i Real Madridit Toni Kroos ka hedhur benzinë në zjarre duke thënë që një lojtar i Paris Saint-Germain mund t’i bashkohet Los Blancos.
Kur tema e largimit të Leo Messit në PSG doli në shesh, Kroos kishte thënë se kjo mund të këtë një efekt të kundër që si rezultat do ta sjell një lojtar që ai nuk ia ka përmendur emrin në Madrid.
“Do të shohim si do të shkojnë gjërat (në lidhje me nënshkrimin e Messi në PSG)”, tha ai për “Einfach mal Luppen”, një emision që udhëhiqet nga vëllai i tij.
“Lëvizja do të ishte e mirë për ne për shkak se rivalët tonë më të mëdhenj e kanë humbur lojtarin më të mirë të tyre”.
“Diçka më e mirë mund të vije edhe si pasojë e kësaj. Ndoshta një lojtar nga Parisi (Saint-Germain) do të na bashkohet ne…nuk e di”.
Pavarësisht nënshkrimit të PSG me Messi, gjithantët e Ligue 1 janë përcaktuar që ta mbajnë Mbapen në mënyrë që ta formojnë një treshe të frikshme sulmi Messi, Neymar dhe Mbappe.
Interesi i Real Madridit për Mbappe është i njohur, kryesisht për faktin se ai nuk e ka nënshkruar kontratën e tij të re pasi që kjo e tanishmja skadon në verën e ardhshme. Komentet e Kross kanë shtuar edhe më shumë benzinë në zjarrin e ndezur tashmë.