Kriza me gruan, PSG mund të dënojë Icardin

Mauro Icardi  mund ta marr një dënim të rëndë nga  PSG pasi nuk mori pjesë në stërvitje.

Shkak u bë mardhenja e vështirë e sulmuesit me Wanda Naran pasi argjentinasi dyshohet ta ketë tradhëtuar modelen me aktoren Eugenia Suarez.

Sipas Marca, ylli i PSG-së mund të përballet me një gjobë nga klubi i Ligue 1 për mospjesëmarrje në stërvitje dhe mungesën në ndeshje me Leipzig.

Gazeta spanjolle raporton se ai nuk është “përjashtuar plotësisht”, por Icardi do të përballet me gjobën e lartpërmendur, pavarësisht se klubi e mbështet atë në situatën e tij familjare.

Le Parisien pretendoi se vendimi për të lënë Icardin jashtë përplasjes në Leipzig erdhi pasi ish-kapiteni i Interit foli me hierarkinë dhe stafin e PSG-së. /albeu.com/


Shtuar 21.10.2021 21:58

Tags: ,