Kritikat për merkaton “e vakët”, Tare i përgjigjet edhe publikisht Sarrit

Pas kritikave nga ana e tifozëve dhe trajnerit Sarri, në lidhje me merkaton e vakët të janarit, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka reaguar duke u dhënë një përgjigje të qartë, pak para transfertës me Fiorentinën.

Drejtuesi shqiptar i bardhekaltërve zbuloi se situata në klub ishte e tillë që nuk mund të bëhej asnjë blerje pa larguar më parë futbollistë që ishin pjesë e grupit.

“Merkatoja jonë ka qenë shumë e mirë në dalje, pasi sistemuam lojtarët që nuk ishin pjesë e projektit. Sa u përket afrimeve, Sarri e dinte mirë që ne duhej të shisnim në fillim dhe pas largimit të Muriqit, reaguam menjëherë duke marrë Cabral nga Benfica. Gjithmonë mund të bëhet më mirë, por them se ishte një fushatë merkatoje pozitive, për rrethanat në të cilat ndodheshim”, u shpreh Tare.


Shtuar 6.02.2022 13:06