Kristjan Asllani, është drejt firmës me Beshiktashin ku duket se po diskutohen detajet e fundit. Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë.
Vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano, zbulon se turqit janë në bisedime të avancuara për të arritur akordin me Interin në formë huazimi.
Kontrata do të përfshijë edhe një klauzolë ku qëndron opsioni i blerjes, që megjithatë nuk do të jetë e detyrueshme.
Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.
Mesfushori shqiptar rezultoi një dështim te Torino. Prishja e marrëdhënieve me trajnerin Marko Baroni, solli edhe përfundimin në tribunë.
Te Beshiktashi ndërkohë nuk do e ketë po ashtu aspak të lehtë. Një talent si Ernest Muçi përfundoi i huazuar te Trabzonspori, ndërsa me këto të fundit po shkëlqen.

