Jules Kounde u transferua në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës, teksa vendosi të pranonte ofertën e Barcelonës para asaj të Chelsea.
Në një intervistë për mediat spanjolle, 23-vjeçari ka treguar arsyen se pse zgjodhi katalanasit para bluve të Londrës.
“Erdha në një klub të madh që ka njohur kohë më të mira. Iu bashkova një projekti që nuk do ta quaja rindërtim, sepse tashmë kemi një ekip konkurrues. Isha i interesuar të bëhesha pjesë e brezit të ri të Barçës, të garoja për trofe dhe ta ktheja klubin ndër më të fortët.=
Kam biseduar me Xavin. Kemi folur kryesisht për futbollin. Ndjeva se trajneri beson tek unë, ai më njihte vërtet mua, lojën time, cilësitë e mia”, ka theksuar fillimisht Kounde.
Më tej, ish-mbrojtësi i Sevillas zbuloi se ka folur edhe me Thomas Tuchelin, i cili ishte trajner te Chelsea.
“Unë fola me Thomas Tucheli dhe ndjeva gjithashtu dëshirën e tij për të nënshkruar me mua, por thjesht preferova ‘fjalët’ e Xavit”, përfundoi 23-vjeçari. /