Kalidou Koulibaly u largua nga Napoli për tetë sezonesh për të veshur fanellën e Chelsea, me “blutë” që paguan 40 milion euro për kartonin e tij.
Në profilin e tij në Twitter, senagalezi postoi një video nga 15 korriku, në të cilën telefonon legjendën dhe ish-kapitenin e Chelsea, John Terry, për t’i kërkuar atij që ta lejojë të veshë fanellën me numrin 26.
Të lidhura
None found
“Më falni për anglishten time mik. Doja të të pyesja për diçka. Siç e dini në Napoli kam luajtur me numrin 26 dhe e di që kur jeni pensionuar askush në këtë klub nuk e ka veshur numrin tuaj, ndaj ju telefonova për të pyetur nëse mund ta marr atë”, e ka pyetur Koulibaly.
Jonh Terry i është përgjigjur: “Për mua është kënaqësi që e pranon. Unë dua t’ju uroj fat të mirë”./albeu.com
