Kalidu Koulibaly tashmë ka njoftuar klubin e Napolit se nuk do të rinovojë kontratën. Me kontratën aktuale që i skadon në vitin 2023, tani ai ka vetëm një synim, largimi këtë verë.
Në fillim, ishte Barcelona ajo që ka shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e tij, por kosotoja e lartë e operacioni se bashku me faktin se katalanasit kanë gjetur opsione të tjera, ky operacion është ndërprerë.
Për momentin e vetmja mundësi që ka futbollisti është të shkojë në Premier League ose të qëndrojë në Itali me Juventusin, edhe pse duket e komplikuar.
Napoli është në kërkim për një zëvendësues të denjë, para se senegalize të japë lamtumirën./albeu.com