Categories: sport

Kosova–Irlanda: krahasimi i vlerës së ekipeve, lojtarëve më të shtrenjtë, renditjes në FIFA dhe formës në 10 ndeshjet e fundit

Përballja e sotme (e enjte) mes Kosovës dhe Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ka vetëm peshë sportive, por nxjerr në pah edhe diferencat në vlerën e përfaqësueseve, pozicionet në renditjen botërore dhe ecurinë e tyre të fundit.

Të lidhura

None found

Të dyja kombëtaret zbresin në fushë sonte nga ora 20:45, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ku secila synon një rezultat pozitiv.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera totale e ekipit të Kosovës arrin në 143.65 milionë euro.

Futbollisti më i vlefshëm te Dardanët është Fisnik Asllani, sulmuesi i Hoffenheim, i cili vlerësohet 35 milionë euro. Leon Avdullahu renditet pas tij me 30 milionë euro, ndërsa Albian Hajdari zë vendin e tretë me 25 milionë euro.

Në grupin e lojtarëve më të kushtueshëm përfshihen edhe Edon Zhegrova me 10 milionë euro dhe portieri Arijanet Muric me 7.5 milionë euro. Më pas vijnë kapiteni Vedat Muriqi me 4.5 milionë euro, Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni me nga 4 milionë euro, Milot Rashica me 3.5 milionë euro dhe Mërgim Vojvoda me 2.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Irlandës ka vlerë të përgjithshme 188.90 milionë euro, sipas të njëjtit burim.

Te irlandezët, portieri Caoimhin Kelleher është më i shtrenjti me 28 milionë euro. Pas tij radhiten sulmuesi Troy Parrott me 25 milionë euro dhe Finn Azaz me 20 milionë euro. Jake O’Brein vlerësohet 18 milionë euro dhe Liam Kitching 14 milionë euro. Në listë përfshihen edhe Gavin Bazunu e James Abankwah me nga 8 milionë euro, si dhe Jason Knight e Tom Cannon me nga 7 milionë euro.

Në ranglistën e FIFA-s, Kosova mban vendin e 78-të, që është pozicioni më i lartë i arritur ndonjëherë nga “Dardanët”. Irlanda ndodhet më lart, në vendin e 55-të, ose 23 pozita mbi Kosovën.

Sa i përket formës së fundit, Kosova ka regjistruar pesë fitore, tri humbje dhe dy barazime në 10 ndeshjet e fundit zyrtare. Dardanët kanë mposhtur Suedinë dy herë, 2-0 dhe 0-1, ndërsa kanë fituar edhe ndaj Sllovenisë 0-2, Sllovakisë 3-4 dhe Andorrës 3-0. Tri humbjet kanë ardhur ndaj Zvicrës 4-0, Turqisë 0-1 dhe Çekisë 2-1. Dy barazimet janë shënuar ndaj Sllovenisë 0-0 dhe Zvicrës 1-1.

Irlanda, në 10 ndeshjet e fundit, ka pesë fitore, dy barazime dhe tri humbje. Irlandezët kanë triumfuar ndaj Armenisë 1-0, Portugalisë 2-0, Hungarisë 3-2, Grenadës 5-0 dhe Katarit 1-0. Dy barazimet janë regjistruar ndaj Maqedonisë së Veriut 0-0 dhe Kanadasë 1-1, ndërsa ndeshja me Çekinë përfundoi 2-2 pas 120 minutash, përpara se Irlanda të eliminohej me penallti. Dy humbjet e tjera erdhën ndaj Portugalisë 1-0 dhe Armenisë 2-1.

Edhe pse diferenca në vlerën e skuadrave nuk është e jashtëzakonshme — Irlanda vlerësohet rreth 45 milionë euro më shumë — në renditjen e FIFA-s hendeku është më i dukshëm. Megjithatë, këto shifra mbeten vetëm një pasqyrë statistikore para ndeshjes; përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e “Fadil Vokrrit”, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.

të fundit

Bentley refuzon instalimin e ekraneve për pasagjerë në automjetet e veta

Ekranet për pasagjerët janë kthyer në një trend të ri në makinat luksoze, por Bentley ka vendosur të mos e…

5 minutes ago

Zulfaj i kërkon Bundestagut gjerman të ndihmojë në çeljen e rrugës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE

Në Bundestagun Gjerman, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me Dr. Anton Hofreiter,…

6 minutes ago

Në përkujtim të heroit Afrim Bunjaku, Hoxha: Policia ka kapacitete shumë më të mëdha se në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se institucioni që ai drejton tashmë ka kapacitete shumë më të…

7 minutes ago

Paralajmërimi i Rubios për Serbinë, Europa harton strategji emergjence ndaj kërcënimeve ruse

Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në margjinat e…

8 minutes ago

Goditje e Laçit në merkato, kurbinasit sjellin sulmuesin nga Premier League libaneze

Kevin TradKevin Trad është zyrtarisht lojtari i ri i Laçit [...]Read More...

12 minutes ago

Asociacioni i Gazetarëve dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala: Të tërheqë menjëherë deklaratat e saj

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër pas deklaratave dhe sulmeve të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares…

13 minutes ago