Sipas të përditshmes “Transfermarkt”, vlera e Kombëtares së Kosovës është 127.55 milionë euro. Në grumbullimin për ndeshjet e shtatorit/tetorit, ajo ishte afro 160 milionë euro.
Rënia lidhet me mungesat në skuadër, përfshirë qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i cili vlerësohet 25 milionë euro. Prurjet e reja kanë ndihmuar që vlera e Kosovës të mbetet më e qëndrueshme: Bleon Kurtulus vlerësohet 3 milionë euro, ndërsa Lindrit Kamberi dhe Enis Rexhepi nga 600 mijë euro secili.
None found
“Dardanët” kanë dy ndeshje më vonë këtë muaj. Të shtunën, më 14 nëntor, presin Izraelin, ndërsa tri ditë më pas udhëtojnë në Dublin për t’u përballur me Irlandën.
Kosovës i duhet të tregojë veten në të dyja takimet për të garantuar vendin e dytë në grup. Kjo pozitë është e domosdoshme për një vend në vazon e dytë të shortit kualifikues për Kampionatin Evropian 2028, i cili hidhet në dhjetor.
Bazuar në statistikat e vlerës së skuadrave, Kosova shihet si favorite ndaj Izraelit, që vlerësohet 76 milionë euro. Kundërshtari tjetër, Republika e Irlandës, ka një vlerë më të lartë, prej 229.3 milionë eurosh.
Ndeshja Kosovë–Izrael luhet të shtunën, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…