Kosova e mbyll pjesën e parë në disavantazh në miqësoren ndaj Jordanisë (VIDEO)

Kosova është duke luajtur në këto momente një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë.

Rastet nuk kanë munguar nga kombëtarja e Kosovës por goli nuk është gjendur ende. Nga ana tjetër Jordania arriti të shënonte një gol shumë të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një goditje nga jashtë zone , Baha Faisal autori i golit.

Rastin më të pastër e më të mirë Kosova e pati në minutën e 26’ me Vedat Muriqin por goditja u prit nga portieri.

Kosova 0-1 Jordani (pjesa e parë)/h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 18:56

Tags: ,