Kosova dhe Muriqi dhurojnë spektakël në Fadil Vokrri (VIDEO)

Kosova ka dhuruar një paraqitje fantastike në Fadil Vokrri.

Dardanët kanë mposhtur 3-2 Irlandën e Veriut në ndeshjen e raundit të 3-të të Grupit C të Ligës së Kombeve.

Sa i përket golave, Kosova realizoi dy herë me Muriqin në minutat  9′ 52′, ndërsa Bytyqi realizoi në minutën e 19′.

Ndërkohë, golat për miqtë u realizuan nga Lavery 45′ dhe Ballard 83′.

Pas 3 deshjve Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pas se Greqia që mban kreun. /albeu.com/




Shtuar 9.06.2022 22:41