Kortezhi dhe detajet e organizimit, Tirona Fanatics përgatiten për derbi: “Të dielën e rradhës kundër morrave”

Tirana do të presë Partizanin në Air Albania të dielën për të luajtur derbin e vlefshëm për javën e 33-të të Superiores.

Kryesfida e futbollit shqiptar vë përballë dy ekipet rivale që në përfundim të 90 minutëshit do të nxjerrin disa verdikte të rëndësishme për sezonet respektive.

Fitorja është detyrim për bardheblutë, jo thjeshtë se është një derbi, por varet fati i Final Four ku me 3 javë të tjera të mbetura, pikët janë jetike.

Rezultati i mbetet fushës, por në tribuna spektakli është i garantuar nga të dyja tifozëritë.

Ultrasit bardheblu “Tirona Fanatics” kanë dalë me njoftimin e parë për ndeshjen ku përgatiten për detajet e kortezhit dhe organizimit të cilat do të zbardhen në një njoftim të dytë.

“Te dielën e rradhës kundër morrave! Detajet e kortezhit dhe organizimit do të dalin n
ë një njoftim te dytë! Forca Tirona!”
– shkruan tifogrupi.


Shtuar 23.04.2024 16:56