Drejtori sportiv i AC Milan, Paolo Maldini, ka konfirmuar se portieri Gianluigi Donnarumma do të largohet këtë verë.
Milani do të mbetet pa portierin e tyre, i cili konsiderohej si e ardhmja e klubit, pasi ky i fundit do të largohet falas këtë verë.
Njëri ndër klubet e fundit që ka shprehur interesim për Donnarumman është Chelsea.
90min zbulon se Chelsea dhe disa klube të tjera evropiane janë duke monitoruar nga afër situatën e Donnarummas.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, dëshiron të marrë më të mirën për lojtarin e tij, prandaj do të negociojë me shumë klube evropiane.
PSG, Chelsea dhe Barcelona janë vetëm 3 nga disa klubet që kanë shprehur interesim për 22 vjeçarin.