Mesfushori holandez, Donny van de Beek erdhi me shumë bujë të Manchester United, por deri më tani nuk ka arritur të gjejë në asnjë moment formën e duhur.
Van de Beek ka marrë shumë pak minuta nga trajneri Ole Gunner Solksjaer, duke bërë që futbollisti të humbi durimin.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njofton se mesfushori ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq” në merkaton e janarit.
“Plani momental i Donny van de Beek është të largohet nga Manchester United në janar”.
“Situata e tij nuk mund të vazhdojë kështu dhe ka nevojë që të luajë”, deklaroi ai për UnitedStand.
Ndërkohë, Van de Beek verën e shkuar kishte mundësinë të transferohet te Everton, por e refuzoi në fund./albeu.com