Kompania Exor: Gianluca Ferrero zgjidhet president i ri Juventusit

Gianluca Ferrero do të zgjidhet president i Juventusit. Kjo është raportuar nga kompania Exor:

“Duke iu referuar vendimeve të marra dje nga Bordi Drejtues i Juventusit dhe në funksion të mbledhjes së aksionarëve të thirrur për 18 janar 2023, Exor njofton se do të emërojë Gianluca Ferrero President i Juventusit. Ferrero zotëron përvojë solide dhe aftësitë e nevojshme teknike, si dhe një pasion të vërtetë për klubin e Juventusit, të cilat e bëjnë atë personin më të përshtatshëm për të plotësuar pozicionin. Exor do të komunikojë listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e bordit drejtues brenda afateve të ligjit, pra 25 ditë para mbledhjes së datës 18 janar.

Të lidhura

None found

Kush është Gianluca Ferrero?

 

Gianluca Ferrero lindi në Torino në vitin 1963, u diplomua në Ekonomi në 1988, ai është kryetar i bordit të audituesve ligjorë të Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiduciaria, Emilio Editore, Lavaz,  Nuo dhe Lifenet. Ai mban pozicionin e auditorit ligjor në Fenera Holding. Ai është nënkryetar i bordit të drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl. /G.D albeu.com/