Kristjan Asllani u zyrtarizua ditën e djeshme me klubin e Interit. Ai kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas u dërgua në selinë e zikaltërve për të hedhur firmën në fletën e bardhë.
20 vjeçari shqiptar zgjodhi fanellën me numër 14-të, një nnumër që e mbante Perisic në fanellë para se të largohej në drejtim të Tottenham.
Krisjan Asllani cilësohet si i duhuri për të bërë rolin e Brozovic dhe ka marrë shumë komente të mira nga shumë lojtarë profesionistë por jo vetëm.
Ivan Perisic ka komentuar në faqen zyrtare të Interit duke uruar djaloshin e talentuar shqiptar: “Paç fat vogëlush”!/ h.ll/albeu.com