Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e dytë për ndeshjet kualifikuese të botërorit

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore për ndeshjet e Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Të gjithë lojtarët janë bashkuar me ekipin, përveç Rey Manajt që mungoi për shkak të një gjendjeje gripale dhe po mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, stafi teknik zhvilloi një stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Stërvitja e nesërme do të jetë e hapur për mediat për 15 minutat e para.


Shtuar 3.06.2025 22:49