Një ndryshim i madh, pasi pas më shumë se 70 vitesh, kombëtarja gjermane do të lërë markën e njohur Adidas dhe do të kalojë te Nike.
Lajmi u komunikua nga Federata Gjermane e Futbollit. Bashkëpunimi do të nisë nga janari i vitit 2027 dhe do të zgjasë të paktën për 7 vite.
“Partnershipi i ardhshëm do t’i mundësojë Federatës që të vazhdojë të zhvillojë detyrat thelbësore në dhjetëvjeçarin e ardhshëm në këndvështrimin e zhvillimit global të futbollit në Gjermani”, shpjegoi presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf.
Holger Blask, Presidenti i Këshillit Administrativ të Federatës ndërkohë nënvizoi se “zgjedhja si partner i ardhshëm e Nike është rezultati i një gare transparente dhe jo diskriminuese”.
Akordi i ri me Nike është padyshim shumë më i leverdisshëm, me presidentin e Federatës që deklaroi. “Jemi krenarë për bahskëpunimin e ri, dhe besimin që Nike ka te ne. Falënderojmë Adidas dhe deri në 2026 do të bëjmë gjithçka për suksesin recpiprok për të cilin si ne dhe Adidas impenjohemi prej vitesh. I detyrohemi shumë sponsorit tonë teknik historik, që na shoqëron prej më shumë se 7 dekadash”. /abcnews.al