Kolumbia mposht edhe Kongon dhe siguron kualifikimin tutje

Kolumbia ka marrë fitoren e dytë në Kupën e Botës, pasi triumfoi 1:0 ndaj Kongos në sfidën e javës së dytë në Grupin K. Golin vendimtar e realizoi Daniel Munoz në minutën e 76-të, rezultat që i riktheu kolumbianët në vendin e parë të grupit me gjashtë pikë, dy më shumë se Portugalia.

Takimi u hap me një rast premtues për Kongon, por më pas skuadra kolumbiane vendosi ritmin dhe dominoi lojën. Që në minutën e pestë, Daniel Munoz shpërdoroi një mundësi shumë të mirë, ndërsa në minutën e shtatë një gol i tij nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje.

Të lidhura

None found

Edhe James Rodríguez me Luis Diaz tentuan disa herë me goditje nga largësia, por portieri Mpasi Nzau reagoi mjaft mirë dhe nuk lejoi ndryshimin e rezultatit gjatë pjesës së parë.

Epërsia e Kolumbisë në lojë vijoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të, Luis Diaz dhe Jefferson Lerma iu afruan golit, por edhe këtë herë Nzau ishte vendimtar. Në krahun tjetër, Kongo pati shumë pak momente kur arriti të vinte në vështirësi portën rivale.

Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 76-të. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, topi shkoi te Daniel Munoz, i cili nga ana e djathtë goditi saktë dhe mposhti portierin kundërshtar për 1:0.

Pak minuta më pas, Luis Diaz mendoi se kishte vulosur suksesin me dy realizime të shpejta, por të dyja u anuluan. Në minutën e 79-të, gjyqtari Maurizio Mariani akordoi faull në sulm, ndërsa vetëm një minutë më vonë sulmuesi kolumbian u kap në pozicion jashtë loje.

Pas këtij suksesi, Kolumbia renditet e para në Grupin K me gjashtë pikë dhe siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Kongo mbetet në pozitën e tretë me vetëm një pikë.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş