Koeman optimist: I fitojmë të gjitha ndeshjet dhe shpallemi kampionë

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ​është i bindur se ekipi i tij do të arrijë të fitojë në përballjen me Valencian në “Mestalla” pas disfatës së papritur, të enjten e kaluar, kundër Granadës, në “Camp Nou”. Holandezi pohoi se skuadra e tij mund të jetë kampione nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Patëm një mundësi të shkëlqyer, por e humbëm. Gjithssi jam i bindur se nëse fitojmë pesë ndeshjet e fundit, do të jemi kampionë. Në çdo lojë kemi patur zotërimin e topit, kemi krijuar mundësi të shumta shënimi. Na pret një ndeshje e vështirë në Valencia.”

Dy ndeshje pezullim për holandezin: “Do të apelojmë, sepse mendoj se është një sanksion shumë i ekzagjeruar vetëm se thashë: çfarë karakteri paske qene. Nëse me të vërtetë fyen arbitrat, ata të dënojnë 20 ndeshje.”

Lojtarët me përvojë: “Siç e kam thënë më parë, ka lojtarë me përvojë të cilët duhet të ndihmojnë, ata i dinë këto rrethana presioni që ekzistojnë. Gjithashtu duhet të ndihmojnë të rinjtë, ka 4 ose 5 lojtarë për të cilët është viti i tyre i parë.”


Shtuar 1.05.2021 17:51