Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar edhe më tej në klub.
Sipas “Tuttosport”, thuhet se Romagnoli do të largohej nga Milani, pas shkëlqimit të Fikayo Tomorit në “San Siro”.
Italiani nuk po gjen hapësira në formacionin e Piolit, i cili po preferon dyshen Kjaer-Tomori në mbrojtje, por megjithatë ai ka mbeur optimist.
Kontrata e Romagnolit skadon në vitin 2022, dhe në rast të shitjes Milani kërkon nga 15 deri në 20 milionë euro.
Por për momentin, Romagnoli nuk e ka ndërmend ta lëshojë Milanin, arsyeja është sepse ai ndjen përgjegjësi pasi është njëri nga “veteranët” e klubit me 266 ndeshje mbi supet e tij.