Tashmë është konfirmuar përfundimisht. Luis Garcia Plaza është shkarkuar nga stoli i Real Mallorca, për shkkak të rezultateve negative.
Për më tepër, duket se personi i zgjedhur për të marrë frenat e projektit Balearic do të ishte një njohës i vjetër i futbollit Javier Aguirre.
“Luis Garcia Plaza nuk është më trajner i RCD Mallorca. Klubi i uron atij fat të mirë dhe e falënderon për të gjithë punën që ka bërë deri më sot. Luis Garcia Plaza ishte trajneri i cili e ngjiti ekipin në La Liga sezonin e kaluar, duke arritur 82 pikë, një shifër rekord në historinë e klubit” , thuhet në deklaratën zyrtare të skuadrës. /albeu.com/
? Luis García Plaza deja de ser entrenador del club
?? https://t.co/gxbYT1LbZI pic.twitter.com/KkjPFoeZX2
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) March 22, 2022