Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës, sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

Edon Zhegrova po tërheq vëmendjen e një tjetër skuadre nga elita e futbollit italian. Sipas raportimeve të “Corriere di Bergamo”, Atalanta ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e krahut të Lille, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1.

26-vjeçari pati një sezon të mirë me klubin francez, pavarësisht një lëndimi në muskujt aduktorë, që e ka mbajtur jashtë fushës që nga 14 dhjetori 2024.

Tashmë ai është rikuperuar dhe i gatshëm për një kapitull të ri në karrierë, me disa klube që janë të interesuara.

Në sezonin që lamë pas, Zhegrova ka zhvilluar 21 paraqitje me Lille, duke kontribuar me 8 gola dhe 2 asistime, një bilanc mbresëlënës për një lojtar të krahut.

Forma dhe potenciali i tij kanë bërë që klube si Atalanta të monitorojnë nga afër situatën e tij, veçanërisht duke parë mundësinë e një transferimi gjatë verës

E ardhmja e Zhegrovës mund të marrë kthesë të rëndësishme në javët në vijim.


Shtuar 12.06.2025 21:07