Klopp tregon lojtarin e Interit nga i cili u frikësua

Jurgen Klopp pranoi se Liverpooli nuk ishte i shkëlqyeshëm, por qëndroi në lojë dhe opsionet e tyre në bankën rezervë përfundimisht vendosën fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Ishte një performancë jo e nivelit të pritshëm nga ana e Liverpoolit në aspektin e lojës, por anglezët u treguan cinik para portës dhe shënuan nga dy situata që nuk premtonin shumë për gol.

Trajneri i Liverpoolit e vlerësoi kroatin Ivan Perisic si shumë të rrezikshëm i cili iu shkaktoi telashe mbrojtrësve të skuadrës së tij.

“Ne filluam shumë mirë, i shkaktuam probleme Interit, por nuk i përfunduam mirë situatat tona. Ne nuk u mbrojtëm veçanërisht mirë me kalimin e mbrojtësve të krahut, veçanërisht Ivan Perisic, ishte vërtet e ndërlikuar, “tha Klopp për “Amazon Prime Italia”.

“Ata kishin raste, por nuk mundën t’i përfundonin. Dzeko shënoi, dukej si një rast, por ai ishte në pozitë jashtë loje, kështu që nuk ishte gol i rregullt. Ne nuk ishim të mirë, por qëndruam në lojë”.


Shtuar 16.02.2022 23:56

Tags: ,