Klopp kërkon nga Liverpooli transferimin e dy qendërmbrojtësve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar për të nënshkruar me dy qendërmbrojtës gjatë verës.

Duke marrë parasysh lëndimet afatgjatë të Joe Gomez dhe Virgil van Dijk, Liverpool nuk duan të rrezikojnë sërish.

Pasi larguan Fabinhon nga pozita e tij si mesfushor në qendërmbrojtës, “Reds” gjithashtu huazuan edhe Ozan Kabak nga Schalka 04 në janar.

Sipas Eurosport, Klopp nuk është i interesuar për të transferuar një, por dy qendërmbrojtës gjatë verës.

Thuhet se klubi anglez ka nisur bisedimet me RB Leipzigun për Ibrahima Konate, derisa synojnë ta kompletojnë transferimin e Kabak gjatë verës.

Problemin më të madh do e kenë ndaj Konates, ngase interesim kanë edhe dy klubet e tjera angleze Manchester United dhe Chelsea.


Shtuar 6.04.2021 13:23