Klopp kërkon mesfushor, Liverpool tenton lojtarin e Monacos

Liverpool kërkon të përforcojë skuadrën, teksa synimi kryesorë është mesfusha. Për këtë repart trajneri Jurgen Klopp po ndjek me interes lojtarin e Monacos.

Bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, i cili pëlqehet shumë nga tekniku i “The Reds” dhe shikohet si lojtari i duhur për t’i besuar çelësat e mesfushës.

Sipas “Football Insider” raportohet se Monaco që të lërë të lirë mesfushorin kërkon të paktën 70 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër Liverpool është i gatshëm të ofrojë një pagë plus një lojtarë si pjesë të marrëveshjes, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Tchouameni.

Në garë për transferimin e 22-vjeçarit janë edhe skuadra si Real Madrid, PSG, Chelsea dhe Manchester United. /h.ll/albeu.com


Shtuar 9.05.2022 20:27