Klopp: Kënaqem kur shoh Cityn, Guardiola është më i miri në botë

Jurgen Klopp nisi një nga javët më të rëndësishme të sezonit. Liverpooli i tij fitoi ndaj Benficës në Portugali në ndeshjene parë të çerekfinales të Champions League, një fitore për moral përpara ndeshjes me Manchester City në fundjavë. Ai foli në një intervistë për “Sport Bild”.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Të gjithë presin këtë ndeshje mes nesh dhe tyre, dhe ne mezi presim ta luajmë. Të studiosh Manchester Cityn është një përzierje e kënaqësisë dhe punës. Ke kënaqësi të shohësh Cityn duke luajtur. Ne do të përgatitemi mirë dhe do të sulmojmë, nuk mund të mbrohemi ndaj një ekipi që sulmon më shumë se kushdo tjetër”, u shpreh Klopp./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 6.04.2022 15:54