Klopp gati të largohet përfundimisht nga futbolli i klubeve, i ‘shkel’ syrin Gjermanisë

Jurgen Klopp duket se e ka lënë derën hapur për ekipin e tij të ardhshëm, pasi njoftoi zyrtarisht për largimin në fund të sezonit nga Liverpooli.

Mëngjesin e së premtes, Liverpooli konfirmoi se Klopp do të largohet në përfundim të sezonit 2023/2024, ku së bashku mnga Liverpooli pritet të largohen edhe asistentët e tij Pepijn Ljinders dhe Peter Krawietz.

Përkundër faktit se tekniku gjerman ka thënë se ‘i kanë mbaruar’ energjitë, ai përsëri ka refuzuar që ta mbyll derën përgjithmonë për një post të ri në të ardhmen.

“Nëse më pyesni, ‘A do të punoni si trajner më ndonjëherë’? unë do të thoja tani jo”, ka thënë Klopp për The Athletic.

Gjatë kohës së tij me Liverpoolin, Klopp shpeshherë ka qenë i lidhur për të marrë drejtimin e Gjermanisë, diçka që potencialisht mund ta joshë atë tani. Klopp gjithashtu kishte zbuluar se ai i ka komunikuar klubit vendimin e tij në nëntor të vitit të kaluar.

“Unë ja kam bërë me dije klubit në nëntor. Më duhet ta shpjegoj pak se ndoshta puna që unë bëj, njerëzit nga jashtë e shohin se unë jam në stol, në seancat stërvitore dhe gjëra të tilla, por pjesa më e madhe e këtyre gjeërave ndodhin kështu. Kjo do të thotë se sezoni fillon dhe ju me shumë mundësi bëni planet për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Klopp.

“Kur ne u ulëm së bashku duke biseduar për blerjet e mundshme, kampin e ardhshëm veror dhe ku mund të shkojmë, ne menduam, ‘Unë nuk jam i sigurtë do të jem këtu më’ dhe isha i befasuar personalisht nga kjo. Unë fillova të mendoja rreth saj”, përfundoi Klopp./Telegrafi/


Shtuar 26.01.2024 19:36