Pas fitores ndaj Aston Villas, Jurgen Klopp ndal për të biseduar me menaxherin e Villans Steven Gerrard, i cili u kthye gjashtë vjet më vonë në Anfield.
Në konferencën për shtyp, menaxheri i Liverpool-it tregoi për dialogun që pati me kolegun e tij të ri: “Ai na përgëzoi dhe unë i thashë faleminderit. Ne e fituam ndeshjen, tani nuk është se duhet të flasim shumë. Por gjatë ndeshjeve ne të dy jemi mjaft të fokusuar. Kjo është ideja e kësaj loje, që ju mund të jeni miku më i mirë i dikujt dhe kur luani kundër njëri-tjetrit dëshironi t’i mundni gjithsesi.
Këtë situatë e kam pasur me David Wagner. E gjithë zhurma përreth ishte absolutisht e drejtë, por ka një person për të cilin nuk ishte aq e lehtë dhe ky është Stevie. Ai është një legjendë e Liverpool, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë tani, ne nuk duhet të përpiqemi. Ata bënë shumë mirë, padyshim që ata luftuan shumë për një rezultat këtu sot, të shtyrë nga Stevie./h.ll/albeu.com