sport

“Kjo ishte për ata që s’kishim besim te ne, me pak fat mund të fitonim”, Jasir Asani kërcënon Spanjën: Tiki-Taka apo jo, ne futemi vetëm për 3 pikë

Jasir Asani dhuroi një pjesë të parë fantastike ndaj Kroacisë duke qenë rreziku kryesor në çdo aksion ofensiv të Shqipërisë.

Majtoshi kuqezi dha edhe një asist fantastik për Laçin si dhe ai vertikalizim alla-Messi për Asllanin i cili gaboi para portës. Pas ndeshjes, ai dha një prononcim për KLAN TV.

“Kemi analizuar shumë mirë Kroacisë. Erdhëm vetëm për 3 pikë, patëm raste për golin e dytë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë duke treguar që nuk dorëzohemi. Erdhëm këtu për tu treguar të gjithëve që s’kishin besim tek ne.

Me pak fat mund të dilnim me 3 pikë. Të dy golat më dhanë emocione, por ai i Laçit ishte ndryshe pasi ishte një lojë e fortë. Pritëm të shënonim të parët e më pas të kontrollonim lojën. Dhamë gjithçka si në fushë edhe ata nga stoli e tribuna. Mos ta harrojmë që luajtëm ndaj Kroacisë e me pak fat mund të fitonim.

Spanja? Nuk i dihet, tiki taka apo jo ne futemi për 3 pikë ndaj Spanjës. Janë të fortë, por ne futemi për 3 pikë”, tha Asani.

të fundit

Dy punonjës dyshohen për vjedhje nafte në NTP-në e Shkupit, Gjorgjievski njofton shkarkimin e tyre

Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve…

6 minutes ago

Siljanovska-Davkova dhe Shiroka-Pula diskutojnë tunelin Prizren-Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë-Shkup

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua…

7 minutes ago

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon që afati i ankesës të shtyhet deri më 18 janar 2027

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18…

7 minutes ago

Kalari analizon humbjen e Dinamos: Rastet e humbura dhe kartoni i dytë ndryshuan ekuilibrat

Renaldo KalariDinamo nuk po gjen dot veten në Superiore në javët e fundit [...]Read More...

9 minutes ago

Autopsia e ish-kreut të Policisë italiane zgjat 11 orë, ekspertët s’gjejnë shenja ndërhyrjeje

Pas afro 11 orësh ka përfunduar autopsia e Gianni De Gennaro, ish-prefektit dhe ish-kreut të Policisë italiane, i cili u…

10 minutes ago

Altin Aliu shënon eurogol ndaj Dinamos, por humbet penalltinë: Me Karoglanin na është kthyer besimi

Altin AliuPartizani mposhti thellë 4-1 Dinamon, duke marrë tre pikë tejet të rëndësishme në javën e 13-të të Superiores [...]Read…

15 minutes ago