Dinamo vazhdon të përballet me rezultate negative në javët e fundit të Superiores. Në derbin ndaj Partizanit, skuadra dinamovite u mposht 4-0, pavarësisht rasteve të shumta që krijoi për të rikthyer ndeshjen në ekuilibër. Zëvendëstrajneri Renaldo Kalari shpjegoi faktorët që ndikuan në këtë paraqitje.
“Kur nuk arrin të shënosh, zakonisht edhe mundësitë e tjera përfundojnë të shpërdoruara. Nuk mendoj se ishte thjesht nervozizëm, pasi ekipi ishte përgatitur për këtë mënyrë loje. Gjatë ndeshjes ndryshuam qasjen dhe kaluam në një tjetër organizim, edhe në fazën sulmuese. Për një pjesë të gjatë të takimit ishim ne që e kontrolluam lojën”, u shpreh Kalari.
None found
Ai theksoi se krahas aspektit taktik, ndikim pati edhe ana psikologjike, ndërsa dalja me karton të dytë e kapitenit e vështirësoi ndjeshëm situatën. “Vazhdimisht po i humbasim rastet dhe kjo ndikon te futbollistët. Për më tepër, mbetëm me një lojtar më pak. Kartoni i dytë i kapitenit ndryshoi ekuilibrat. Për mua ishte një dyluftim i lehtë, ndërkohë që kishim tre lojtarë pas tij. Nuk dua ta diskutoj atë episod. Në inferioritet numerik gjithçka u bë më e komplikuar, sidomos pasi kundërshtari shënoi golin e dytë”, deklaroi ai.
Sa i përket planit të lojës, Kalari tha se Dinamo e nisi me një ide dhe më pas u përshtat me presingun 4-4-2 të Partizanit. Sipas tij, topi duhej të qarkullonte më shpejt, ndërsa lëvizjet mes linjave duhej të ishin më agresive. “Edhe në zonën e portës krijuam mundësi. Në përgjithësi, pjesa e parë u interpretua mirë, por patëm rastin për të barazuar dhe nuk e shfrytëzuam”, përfundoi Kalari.
Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua…
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18…
Pas afro 11 orësh ka përfunduar autopsia e Gianni De Gennaro, ish-prefektit dhe ish-kreut të Policisë italiane, i cili u…
Altin AliuPartizani mposhti thellë 4-1 Dinamon, duke marrë tre pikë tejet të rëndësishme në javën e 13-të të Superiores [...]Read…
Santiago Abascal, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të…