sport

Jasir Asani: Shqipëria bëri maksimumin, të kapim Botërorin

Të gjithë prisnin një gol si ato të ndeshjeve kualifikuese nga Jasir Asani, por edhe pse anësori e tentoi disa herë, diçka e tillë nuk u realizua.

Siç thotë edhe vetë Jasiri në intervistën për Panorama Sport, do e kishte ndërruar një gol të eliminatoreve me një nga ndeshjet e Europianit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, një performancë në përgjithësi e mirë për 29-vjeçarin, ku loja më e mirë ishte kundër Kroacisë, madje dha edhe një asist për Laçin, si edhe nxori Asllanin vetëm me portierin, të cilin nuk e mposhti dot.

Ndërkohë, Asani jep edhe një koment në lidhje me të ardhmen, ku flitet se do të firmosë për ekipin e Las Palmas-it në La Liga.

Kishim një shans me Spanjën, e cila u shfaq edhe me ekipin e dytë, kaq ishte forca e Shqipërisë?

Me Spanjën bëmë një ndeshje të mirë. Nuk ishim pasivë, por përballë kishim një ekip shumë të fortë. Motorët i ndezëm që në minutën e parë, por të gjithë e dinë që ishte Spanja dhe dhamë maksimumin dhe iu treguam se nuk është aq e lehtë që të na mposhtësh si ekip. Kemi pasur edhe raste për të barazuar. Gjithsesi, është një eksperiencë nga më të mirat në karrierë.

A mund të bënte më shumë Kombëtarja shqiptare në këto tri ndeshje të Europianit?

Mendoj se çdo ndeshje ka maksimumin e vet sepse me tre skuadrat që jemi përballur, janë nga më të mirat në botë dhe normalisht që do të ketë ndonjëherë edhe vështirësi, kundër Spanjës, Kroacisë apo Italisë.

Me pak fat, po t’i kishim marrë ato tri pikë me kroatët, do të ishim më të qetë dhe kishim më shumë shanse për të vazhduar më përpara, por gjithsesi të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe shpirtin në fushë. Kjo është një eksperiencë për ne që të vazhdojmë akoma edhe më përpara.

Do ta ndërronit një nga golat e kualifikueseve me një gol në Europian?

Do të doja shumë, por gjithsesi jam i lumtur edhe për golat që shënuam, sepse jemi të gjithë bashkë dhe dhamë shpirtin në fushë e tani duhet të ecim përpara sepse kjo ishte një eksperiencë që nuk do të harrohet asnjëherë dhe na shtyn që të shkojmë tutje edhe për në Botëror.

të fundit

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit…

3 minutes ago

Rinesa Qeriqi ndërron jetë në moshën 25-vjeçare, Alban Skënderaj e kujton si një “Lea” të vërtetë

Këngëtarja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin e artit Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas…

11 minutes ago

Glen Daja vendos objektivin te Elbasani: Në Durrës synojmë vetëm fitoren ndaj Teutës

Glen DajaDitën e shtunë, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në…

12 minutes ago

Maqedonia e Veriut regjistron tetë raste të reja me HIV gjatë shtatorit

Tetë raste të reja me HIV-SIDA janë regjistruar gjatë muajit shtator. Katër nga të prekurit i përkasin grup moshës 30-39…

26 minutes ago

Studentja e Mjekësisë denoncon mungesën e meritokracisë: Kuotat përfundojnë te fëmijët e pushtetarëve

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te…

34 minutes ago

Around 2,000 euros for land privatization, 24-year-old from Skopje reports fraud by former Cadastre employee

Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:00 në SPB Shkup, një 24-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se…

37 minutes ago