Kjo është arsyeja pse Virgil van Dijk nuk mban mbiemrin e tij në fanellë

Virgil van Dijk është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futboll dhe e fitoi trofeun e tij të fundit për Liverpoolin në finalen e së dielës ndaj Chelseat.

Goli me kokë i Van Dijk në minutën e 118-të i siguroi Liverpoolit fitoren me rezultat minimal 1-0, të cilët kishin pesë lojtar në moshën 21-vjeçare në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

31-vjeçari ishte emëruar kapiten i përhershëm i Liverpoolit në fillim të sezonit, duke zëvendësuar Jordan Henderson i cili mori rrugë në drejtim të Lindjes së Mesme.

Gjatë viteve, tifozët padyshim e kanë vërejtur se numri katër i Liverpoolit nuk luan me mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës, ai vetëm e përdor ‘Virgil’ në vend të kësaj.

Sipas Steven Fo Sieeuw, kushëriri i Van Dijk në anën e nënës, Van Dijk hoqi dorë nga mbiemri për shkak të babait të tij.

Fo Sieeuw kishte thënë në një intervistë për The Sun më herët: Babai i tij u nda me nënë e tij e cila kishte tre fëmijë, përfshirë Virgil.

“E vërteta është se babai i tij nuk ka qenë afër tij për disa vite të rëndësishme, dhe ka qenë nëna e tij heroina e vërtetë e kësaj historie”.

“Ju nuk e largoni emrin e babait tuaj nga fanella pa ndonjë arsye, dhe Virgil e ka bërë të qartë se si ndihet”, është shprehur Sieeuw./Telegrafi/


Shtuar 27.02.2024 19:09