Një skandal i pabesueshëm tronditi ekipin kombëtar të futbollit të Guinesë përpara Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila fillon më 13 janar në Bregun e Fildishtë.
Pak muaj më parë, Guinea zhvilloi një ndeshje miqësore me Brazilin, nga e cila u mposht me rezultat 4-1 dhe pas ndeshjes, futbollisti Morlaye Sylla shkëmbeu fanellat me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.
Pas ndeshjes pati një kaos të vërtetë në Guine, sepse Sylla tha se fanella e Vinicius ishte zhdukur nga dhoma e zhveshjes dhe se ai nuk mund ta gjente më.
Sylla, futbollist i skuadrës portugeze Arouca, fillimisht akuzoi shokët e skuadrës se i kishin vjedhur fanellën dhe në fund drejtoi gishtin nga trajneri Kaba Diawara dhe tha se ishte ai që mori fanellën e Vinicius.
Kombëtarja e Guinesë i kërkoi Syllas të kërkonte falje për akuza të tilla të cilat i shpallën të pabaza, gjë që ai nuk e ka bërë deri më sot dhe trajneri Diawara e ka hequr nga lista për Kupën e Kombeve të Afrikës që fillon më 13 janar.
Në Kupën e Kombeve të Afrikës, Guinea do të luajë në Grupin C kundër Kamerunit, Gambisë dhe kampionit në fuqi Senegalit. /Telegrafi/