“KF Kumanova 2010”, kampion në Kumanovë dhe Shkup, shkëlqejnë të rinjtë!

“KF Kumanova 2010” e trajnerit Ismet Zeqiri, ka dal fitues i çdo turneu tradicional në Kumanovë dhe Shkup në dy vitet e fundit.

Përvec sukseseve gjatë vitit të kaluar, edhe sivjet këto suksese nuk kanë munguar.

Aktualisht, Ky ekip renditet në mesin e 4 ekipeve të para në ligën rajonale Kumanovë-Shkup, ndërsa në “Maxharr Kup” këtë vit siguroi vendin e dytë. Vendin e dytë e siguroi edhe në turnirin e Kumanovës.

Por, ajo që bie në sy jane të rinjtë e këtij ekipi, të cilët janë shquar sivjet per lojën luftarake dhe teknike. Mes tyre dallohen Anik Isufi dhe Blendi Aliji, ndërkohe që Aniku u zgjodh lojtari më i mirë i turneut në Kumanovë. /albeu.com/


Shtuar 7.06.2022 17:22