Këto janë tre opsionet që mund të vazhdojë karrierën Messi pas largimit nga Barcelona

Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona pas 16 viteve qëndrim në ekipin e parë.

Lajmin për largimin e tij nga klubi e dha vet faqja zyrtare e Barcelonës.

Deri tek kjo ka ardhur për shkak të pengesave financiare dhe strukturore nga rregulloret e La Ligas.

Messi tanimë është një futbollist i lirë dhe ka të drejtë të negociojë me klubet e interesuara për të.

Mediat e ndryshme evropiane kanë renditur listën me tri klubet ku Messi mund ta vazhdoj karrierën.

Paris Saint Germain mbetet favoriti kryesor, me klubin francez që është gati t’ia plotësojë çdo kërkesë argjentinasit.

Lidhja e ngushtë e Messit me disa nga lojtarët e PSG-së mund ta qoj atë në Parc de Princes.

Ndërkohë në garë fuqishëm për argjentinasin janë edhe dy skuadrat tjera të mëdha evropiane, si Manchester City dhe Inter.

City lidhet me Messin për faktin se Pep Guardiola e dashuron futbollistin dhe tentoi transferimin e tij edhe verën e vitit të kaluar.

Ndërkohë sa i përket skuadrës italiane Inter, Messi gjithmonë ka qenë i lidhur me ta për faktin se kjo skuadër ka qenë një shtëpi për futbollistët argjentinas.


Shtuar 5.08.2021 20:49