Eric Garcia ka folur pas prezantimit të tij si futbollist i ri i “Blaugranëve”.
Garcia në një intervistë për “Barça TV” tha:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, ëndrra ime është realizuar për të luajtur në këtë klub, shpresoj që të arrijmë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm”, tha ai.
“Kam kaluar një periudhë të shkëlqyeshme në Manchester City, i jam mirënjohës Pep Guardiolës dhe gjithë stafit të Cityt, që më lejuan të kthehem këtu”, shtoi ai.
“Unë do të përpiqem ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur, që të fitoj sa më shumë trofe dhe ti festojmë me tifozët”, përfundoi Garcia.
20-vjeçari erdhi në “Camp Nou” si futbollist i lirë, dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.