Këta janë 10 lojtarët më të vlefshëm në botë

Transfermarkt ka zbuluar 10 lojtarët më të vlefshëm në botë pas një përditësimi të fundit.

Jude Bellingham është në krye të listës me një vlerësim prej 180 milionë euro.

Anglezi barazohet me Erling Haalandand dhe Kylian Mbappe me të njëjtin çmim.

Por, tre të parët renditen edhe në bazë të moshës që shpjegon pse Mbappe vjen i treti.

Vinicius Junior me 150 milionë euro dhe Bukayo Saka i Arsenalit me 130 milionë euro plotëson top pesëshen.

Në një vëzhgim më të afërt, vini re se asnjë lojtar tjetër i La Ligës nuk ka hyrë në listën e top 10 lojtarëve më të vlefshëm. /Telegrafi/


Shtuar 28.03.2024 19:34