Kërkojnë zëvendësuesin e Nicolo Barellas, Interi “pikas” te Juventusi liderin e mesfushës

Interi nuk ndalet, teksa vazhdon të “pikasë” lojtarët që dëshiron t’i ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri. Sonte në “San Siro” Inter dhe JUventusi do të vihen përballë për kreun e klasifikimit në Serie A.

Por zikaltërit kanë menduar të “grabisin” te “Zonja e Vjetër” dhe në radarin e tyre ka rënë Andrea Rabiot. Interi dhe drejtori Giuseppe Marotta e shikojnë lojtarin e Juventusit si zëvendësuesin e Nicolo Barellas, me këtë të fundit që ka shumë oferta nga ekipet e tjera.

Por përveç interesimit të Interit, Rabiot ka dy mundësi për të ardhmen e tij. Një rinovimi me Juventusin me rritje page të konsiderueshme ose largimi në një tjetër klub jashtë Italisë. Lojtari, por edhe përfaqësuesit e tij janë të qartë për të ardhmen dhe në Itali, Rabiot mund të jetë vetëm pjesë e Juventus. /newsport.al/


Shtuar 4.02.2024 16:01