Categories: sport

Kërkojmë një grup më të vogël”, Mourinho sinjalizon ndryshime në skuadrën e Real Madridit

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se e ardhmja e disa futbollistëve të Real Madridit mund të jetë e pasigurt, pasi trajneri portugez deklaroi se preferon të punojë me një kontingjent më të reduktuar lojtarësh.

Të lidhura

None found

Pas triumfit 2-1 ndaj Ferencvarosit në miqësoren e zhvilluar të shtunën, Mourinho u ndal te madhësia e skuadrës dhe numri i futbollistëve që dëshiron të ketë në dispozicion.

“Ne duam një skuadër të vogël”.

“Do të thoja rreth 20 lojtarë, plus ata që janë të pafat dhe janë jashtë për shkak të lëndimeve”.

Skuadra e parë e Real Madridit aktualisht përbëhet nga 25 lojtarë, pikërisht kufiri maksimal i përcaktuar nga La Liga.

Në këtë listë përfshihen emra të afirmuar, por edhe afrimet e fundit Ibrahima Konate, Bernardo Silva dhe Yan Diomande. Në ekip bën pjesë gjithashtu edhe talenti Arda Guler.

Ky grup lojtarësh shihet si i sigurt dhe largimi i tyre nuk duket një mundësi reale. Por nëse Mourinho synon vërtet ta zvogëlojë skuadrën me katër ose pesë futbollistë, atëherë disa emra të tjerë mund të përballen me pasiguri.

Raul Asencio është një nga lojtarët që mund të preket nga kjo situatë. Mbrojtësi spanjoll ka humbur pozita në hierarkinë e qendërmbrojtësve pas ardhjes së Ibrahima Konates dhe rrezikon të ketë vështirësi për të marrë minuta të rregullta gjatë sezonit.

Ndërkohë, Federico Valverde dhe Jude Bellingham konsiderohen të paprekshëm në mesfushë. Për këtë arsye, Eduardo Camavinga mund të jetë ndër futbollistët që do të përballet me konkurrencën më të fortë për një vend në formacion.

Camavinga vazhdon të shihet si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, megjithatë numri i madh i alternativave në repartin e mesfushës mund t’ia vështirësojë marrjen e rolit që kërkon.

Dyshimet janë edhe më të mëdha në krahët e sulmit. Afrimi i Yan Diomandes, rinovimi i Vinicius Juniorit dhe prania e Brahim Diazit e Arda Gulerit kanë rikthyer pikëpyetjet për të ardhmen e Rodrygo Goes.

Braziliani është përfolur prej kohësh për një largim nga Santiago Bernabeu, pasi nuk ka mundur të fitojë një rol të padiskutueshëm në formacion, pavarësisht se në shumë raste ka rezultuar vendimtar në sfidat e mëdha./

të fundit

Manchester City siguron marrëveshjen personale me talentin e Lille, Bouaddi pranë transferimit

Ayyoub Bouaddi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Cityn dhe është gjithnjë e më pranë transferimit te kampioni…

46 seconds ago

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën shkakton kritika në Ukrainë, Hudymenko: Goditje ndaj një shteti mik

Deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, se qëndrimi i Kievit zyrtar për mosnjohjen…

3 minutes ago

Marshimi i 71-të në Tiranë me thirrje për UÇK-në, rruga “Ukraina e Lirë” riemërtohet simbolikisht “Dardania e Lirë

Në ditën e 71-të të protestës në Tiranë, marshimi është zhvendosur drejt ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Protestuesit kanë brohoritur…

3 minutes ago

Tragjedia në Korçë, Skënderbeu përcjell mesazhin e lamtumirës për Joan Zykon: Do të mbetet në familjen bardhekuqe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zyko u nda nga jeta në moshën…

5 minutes ago

Eklipsi i plotë i Diellit rikthehet pas 27 vjetësh në Evropë, spektakli qiellor më 12 gusht

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një…

11 minutes ago

SDSM: No government representative held accountable for poisoning of citizens in Gostivar

"I gjithë qyteti i Gostivarit u helmua me ujë të kontaminuar, mbi 4,700 qytetarë përfunduan në spital, ndërsa numri i…

14 minutes ago