Protesta e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar në ditën e saj të 71-të mori një tjetër drejtim, duke u përqendruar te përfaqësitë diplomatike të Serbisë dhe Ukrainës.
Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre me parrullën “UÇK, UÇK”, teksa adresuan mesazhe të drejtpërdrejta ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ky veprim erdhi menjëherë pas vizitës së tij në Beograd, ku u takua me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.
None found
Gjatë daljes së përbashkët para gazetarëve, Zelensky rikonfirmoi se qëndrimi i vendit të tij mbi pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se Ukraina nuk e njeh shtetësinë e saj.
Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë, ku ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, u shpreh se ajo është për të ardhur keq.
Një grup protestuesish vendosën të kryejnë një akt simbolik në Shqipëri, duke ndryshuar emërtimin e rrugës që njihet aktualisht si “Ukraina e Lirë”.
Si pasojë e qëndrimit të Zelenskyt, ata e pagëzuan rrugën “Dardania e Lirë”, duke vijuar njëkohësisht me brohoritjet në nder të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një zhvillim paralel në Prishtinë, është hequr nga fasada e Grand Hotelit banderola e madhe me mbishkrimin “Free Ukraine”.
Ayyoub Bouaddi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Cityn dhe është gjithnjë e më pranë transferimit te kampioni…
Deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, se qëndrimi i Kievit zyrtar për mosnjohjen…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zyko u nda nga jeta në moshën…
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një…
"I gjithë qyteti i Gostivarit u helmua me ujë të kontaminuar, mbi 4,700 qytetarë përfunduan në spital, ndërsa numri i…
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura,…