Categories: sport

Mourinho përgatit plan individual për Arda Gulerin, portugezi e projekton si lojtar kyç të Real Madridit

Jose Mourinho synon ta ndjekë nga afër zhvillimin e Arda Gulerit dhe ka hartuar një program të posaçëm për talentin turk në prag të sezonit 2026/27.

Të lidhura

None found

Futbollisti 21-vjeçar u paraqit të hënën në qendrën stërvitore të Valdebebas, duke nisur përgatitjet me Real Madridin pas pushimit të shkurtër që pasoi përfundimin e Kupës së Botës.

Nga lojtarët e skuadrës që ishin pjesë e turneut botëror, Guler është i pari që është vënë nën urdhrat e Mourinhos për fazën parasezonale.

Raportimet bëjnë të ditur se trajneri portugez e vlerëson prej kohësh reprezentuesin e Turqisë. Kur ishte në drejtimin e Fenerbahçes, Mourinho kishte kërkuar ta merrte atë në huazim, përpara transferimit të lojtarit te Real Madridi.

Tani, portugezi dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me Gulerin, në mënyrë që 21-vjeçari të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të shndërrohet në një prej futbollistëve kryesorë në “Santiago Bernabeu”.

Sigurimi i një vendi në formacion, sidoqoftë, pritet të jetë një sfidë. Transferimi i Bernardo Silvës e ka shtuar rivalitetin në repartin sulmues, ndërsa në sistemin 4-2-3-1 që preferon Mourinho, dy lojtarët parashikohet të konkurrojnë si për pozicionin e mesfushorit ofensiv, ashtu edhe për krahun e djathtë.

Guler vjen pas një sezoni mjaft pozitiv me Real Madridin, gjatë të cilit realizoi 14 asistime. Tetë prej këtyre pasimeve u finalizuan me gol nga Kylian Mbappe, një tregues i qartë i kontributit të turkut në lojën sulmuese.

të fundit

Russell Brand, i dënuar për përdhunim dhe sulme seksuale, takon bashkëshorten dhe tre fëmijët në burg

Bashkëshortja e aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, Laura, ka marrë për herë të parë tre fëmijët e tyre për…

3 minutes ago

Von der Leyen: Shqipëria po përparon me ritëm mbresëlënës drejt BE-së, 338 milionë euro të tjera për tre vende të rajonit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e…

9 minutes ago

Berisha: Zhvlerësimi i euros po rëndon eksportet dhe prodhimin shqiptar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros përballë lekut po i shkakton një goditje të…

10 minutes ago

Pacolli: River restoration begins in four municipalities to reduce flood risk

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e…

27 minutes ago

Mercedes teston një prototip elektrik të pazakontë me dy vende

Një prototip i pazakontë i Mercedes-Benz është fotografuar gjatë testimeve, duke tërhequr vëmendjen për konstruksionin e tij të pazakontë. Bëhet…

27 minutes ago

Video/ Massive avalanche follows skier at Red Mountain Pass in Colorado

Një skiator është filmuar teksa shkakton një ortek pranë Red Mountain Pass, në shtetin e Kolorados, në Shtetet e Bashkuara…

27 minutes ago